Dragan Stojkoviq kritikon tifozët serbë: Duhet të edukohen pak

Futboll

Dragan Stojkoviq kritikon tifozët serbë: Duhet të edukohen pak

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Selektori  i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka qenë i pakënaqur me tifozët e skuadrës së tij pas fitores 2:0 ndaj Zvicrës në Leskovc. 

Ai është përballur shpesh me kritika të tifozëve për punën e tij dhe këtë radhë, ishte momenti i “hakmarrjes”.

Ai bëri të qartë se nuk i pëlqenin thirrjet e kota të tifozëve nga tribuna për të sulmuar në kërkim të golave të tjerë kur ekipi ishte duke fituar 2:0.

“Dikush duhet të ma shpjegojë se unë nuk e kuptoj. Ne jemi duke fituar 2:0, është minuta e 80-të dhe dëgjojmë nga tribuna “përpara, le të sulmojmë”. Unë nuk i kuptoj këto gjëra”, tha Stojkoviq pas ndeshjes.

“Kishim një rast për ta bërë 3:0. Por dëgjohet “Forca, të gjithë në sulm” dhe ndërkohë je 2:0. Është pak e pakuptimtë për mua.

Njerëzit duhet të edukohen paksa. Kur je 2:0, është shumë e  rëndësishme të jesh i organizuar në mbrojtje, është shumë e thjeshtë të thuash “forca, të sulmojmë të gjithë””, ishte kritika e tij për tifozët e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat