Përmendet Granit Xhaka! Kobel e gjen shkakun e humbjes në Leskovc, serbët i nevrikos kjo! 

Futboll

Përmendet Granit Xhaka! Kobel e gjen shkakun e humbjes në Leskovc, serbët i nevrikos kjo! 

Nga: K. Goca Më: 13 tetor 2024 Në ora: 21:20
Gregor Kobel,

Zvicrës nuk i shkoi pothuajse asgjë në Leskovc, duke pësuar humbje me rezultat nga Serbia, në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll. 

Mediumi serb “Kurir” elektrizohet pasi që zviceranët ankohen për fushën e dobët.

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, e gjen shkakun e humbjes.

“Zviceranët nuk mundën ta pranonin denjësisht humbjen nga një rival më i mirë, por gjetën justifikim në fushën e keqe në stadiumin e Leskovcit”, shkarravit mediumi serb.

"Nuk dua ta përdor këtë si justifikim, por padyshim që nuk është e lehtë të luash në atë fushë.

Është një nga fushat më të këqija që kam luajtur në jetën time.

Ne e filluam mirë. Fusha ishte shumë e keqe. Ne u përpoqëm të luanim por ata e mbyllën Xhakën.

Nuk mundëm të përshtateshim. Sigurisht, një lojë e keqe për ne. Do ta kalojmë shpejt këtë humbje.

Nuk ishim aq dominues me topin si zakonisht

Ata luajtën një ndeshje të mirë”, tha Kobel.

Kapiteni Granit Xhaka ka treguar lojë të mirë dhe ishte ndër më të mirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat