Gazetari, Erti Kristo në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se që pas Europianit, Kombëtarja nuk po luan mirë dhe është thuajse inekzistente.
Kristo: Kombëtarja ka disa ndeshje që nuk luan mirë, si me Gjerogjinë ashtu edhe me Ukrainën.
Që pas ndeshjeve të europianit, Kombëtarja pothuajse është inekzistente.
Duhet një rigjenerim i lojtarëve.
Nuk është se kam mbetur i surprizuar nga loja e Kombëtares.
Kombëtarja duket një ekip shterpë.