Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se lojtarëve të Kombëtares i është rritur pak mendja dhe se Kombëtarja nga minuta e 65-të mbaron së luajturi.
Haxhia: Neve që pas kualifikimit që kemi bërë në europian, këtyre sikur i kanë fik motorat.
Sepse bën vaki që lojtarëve tanë iu ka rrit içik mendja sepse mund të mendojnë se si e rrafëm vjet i bëmë tre gola Çekisë në Tiranë, dhe kanë menduar që ne Çekinë e mundim lehtë.
Ky lloj përqëndrimi jonë që na ka munguar.
Skuadra jonë edhe me ndeshjen me Ukrainën në shtëpi edhe me ndeshjen me Çekinë, neve nga minuta e 65-të, mbarojmë së luajturi.
Ka edhe një lloj konfuzioni nga ana e teknikut Silvinjo.