''Lojtarëve i është rritur mendja'', Haxhia: Kombëtarja pas minutës së 65-të, mbaron së luajturi

Futboll

''Lojtarëve i është rritur mendja'', Haxhia: Kombëtarja pas minutës së 65-të, mbaron së luajturi

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 22:02
Sokol Haxhia

Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se lojtarëve të Kombëtares i është rritur pak mendja dhe se Kombëtarja nga minuta e 65-të mbaron së luajturi.

Haxhia: Neve që pas kualifikimit që kemi bërë në europian, këtyre sikur i kanë fik motorat.

Sepse bën vaki që lojtarëve tanë iu ka rrit içik mendja sepse mund të mendojnë se si e rrafëm vjet i bëmë tre gola Çekisë në Tiranë, dhe kanë menduar që ne Çekinë e mundim lehtë.

Ky lloj përqëndrimi jonë që na ka munguar.

Skuadra jonë edhe me ndeshjen me Ukrainën në shtëpi edhe me ndeshjen me Çekinë, neve nga minuta e 65-të, mbarojmë së luajturi.

Ka edhe një lloj konfuzioni nga ana e teknikut Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat