Përdhosja e flamujve kombëtarë në Çeki, Zeqiri: Lojtarët duhej të reagonin të parët, i papranueshëm reagimi i FSHF-së që nuk përmendi Kosovën

Futboll

Përdhosja e flamujve kombëtarë në Çeki, Zeqiri: Lojtarët duhej të reagonin të parët, i papranueshëm reagimi i FSHF-së që nuk përmendi Kosovën

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 22:04
Romak Zeqiri

Gazetari, Romak Zeqiri në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se për skandalin në Çeki ku tifozët vendas përdhosën flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, lojtarët dhe presidenti i federatës shqiptare duhej ta kishin ndërprerë ndeshjen.

Zeqiri: Është e tmerrshme si zëvendës presidenti i UEFA-s Armand Duka lejon që ajo ndeshje të luhet.

Si futbollistët që shumicën i kam miq të mirë, nuk e reklamojnë te gjyqtari ata flamuj si përdhoset flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Është e papranueshme, për më tepër është e papranueshme edhe një reagim i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka shkruajtur 222 fjali por në asnjë moment nuk e përmend Kosovën kur vazhdimisht ka pasur thirrje Kosova është Serbi.

Nëse lojtarët nuk po e ndërprenin ndeshjen, zoti Duka është dashur që të telefonojë dikë nga stafi dhe të tërheq skuadrën deri sa të largohesin ato banderola.

Është dashur futbollistët së pari të reagojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat