“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për të” – Guardiola përballë Baggios flet për kohën e kaluar te Brescia

Futboll

“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për të” – Guardiola përballë Baggios flet për kohën e kaluar te Brescia

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 23:48
Guardiola, Baggio

Pep Guardiola foli në televizionin italian për përvojat e tij në Brescia dhe bashkëlojtarin e tij, Roberto Baggio. 

Trajneri flet ende rrjedhshëm italisht pasi luajti për klube si Roma dhe Brescia, si dhe miqtë që ka bërë dhe vazhdon të jetë në kontakt me ta. 

Në kohën e kaluar në Brescia nga 2001 deri në 2003, për shok skuadre kishte Baggion, por edhe yllin shqiptar Igli Tare.

Baggio ishte i pranishëm po ashtu në shfaqjen televizive Che Tempo Che Fa, ku mori komplimentet nga Guardiola. 

“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për Baggion”. 

“E njoha në fund të karrierës së tij, kur gjuri i tij ishte shumë i dëmtuar. Ai mezi lëvizte dhe prapëseprapë ishte më i miri, vetëm mund ta imagjinoj se si ishte gjatë viteve të tij më të mira”. 

“Unë mendoj se ai fitoi admirimin e të gjithëve në mbarë botën, jo vetëm për talentin e tij si lojtar, por edhe për pjesën tjetër. Nuk ka askund në Itali që nuk e do Baggio, është thjesht e pamundur”, deklaroi Guradiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat