​Foda në konferencë për media para ndeshjes me Qipron

Futboll

​Foda në konferencë për media para ndeshjes me Qipron

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 11:48
​Foda në konferencë për media para ndeshjes me Qipron

Trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Qipros që zhvillohet të martën.

“Dardanët” e presin Qipron në “Fadil Vokrri” menjëherë pas triumfit të rëndësishëm kundër Lituanisë në udhëtim dhe kërkojnë tri pikë të reja për të vazhduar kështu luftën për kreun e grupit bashkë më Rumaninë.

Konferenca do të zhvillohet nga ora 16:15.

Pas së cilës do të zhvillohet edhe stërvitja e “Dardanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat