Fitore e madhe e Shqipërisë me supergolin e Asllanit
Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në Tbilisi, me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë.
Kuqezinjë iu hakmorën për humbjen në Tiranë (0:1).
Futbollisti Kristjan Asllani është trim i fitores, duke realizuar gol nga rreth 20 metra, ku la të shtangur mbi 25 mijë shikues,
Edhe portieri Thomas Strakosha ka treguar formë të lartë, duke shpëtuar portën disa herë.
Është fitorja e dytë e Shqipërisë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B të Kombeve.
Gjeorgjia - Shqipëria 0:1
Stadiumi "Mikheil Meskhi" në Tbilisi.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 25.000.
Shënues: Asllani (48').
Kartona të verdhë: Dvali, Sagnol – Bajrami, MIta, Laçi.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili (Tsitaishvili 81'), Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili (Shengelia 90+5'), Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami (Seferi (78'), Asani, Tuci (Daku 66'). Trajner: Silvinj.
Katër ndeshje, dy fitore e dy humbje.
Në minutën e 11-të, portieri Thomas Strakosha ka reaguar për mrekulli duke shpëtuar portën shqiptare. Zuriko Davitashvili me mjeshtri goditi por Strakosha nuk mposhtet.
Në minutën e 13-të, Georges Mikautadze brenda 16-shit duke dërguar goditje të rrezikshme fatmirësisht shkoi jashtë shtyllës së majtë të Strakoshës.
Sulmuesi Tuci në minutën e 14-të lirohet për bukuri por portieri i Gjeorgjisë reagoi edhe më bukur.
Gëzim i madh në fillim të pjesës së dytë. Gol që shtangu mbi 25 mijë tifozë në stadiumin në Tbilisi. Në minutën e 48-të, Kristjan Asllani nuk ka menduar as dy herë, goditi me të parën nga rreth 20 metra e përtoke, ndërsa portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, ka mbetur i shtangur, topi futet në këndin e djathtë, 0:1.
Në minutën e 69-të, zëvendësuesi Mirlind Daku ka shpërdoruar një rast ideal nga afërsia, goditja e tij me kokë shkoi pranë shtyllës pingule të djathtë.
Pas dy minutave (71’) portieri Thomas Strakosha ka intervenuar për mrekulli, duke e ndalur goditjen e futbollistit Davitashvili.
Në Grupin 1, Gjeorgjia kryeson me 6 pikë sa ka edhe Çekia (një ndeshje më pak) dhe Shqipëria, ndërsa Ukraina është në fund me 3 pikë.