Kjo është Shqipëria! Asllani i papërmbajtshëm, shtang mbi 25 mijë shikues

Futboll

Kjo është Shqipëria! Asllani i papërmbajtshëm, shtang mbi 25 mijë shikues

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 tetor 2024 Në ora: 17:52 Përditësuar në ora: 19:53 më 14.10.2024
Shqipëria

Fitore e madhe e Shqipërisë me supergolin e Asllanit

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në Tbilisi, me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë.  

Kuqezinjë iu hakmorën për humbjen në Tiranë (0:1).

Futbollisti Kristjan Asllani është trim i fitores, duke realizuar gol nga rreth 20 metra, ku la të shtangur mbi 25 mijë shikues,  

Edhe portieri Thomas Strakosha ka treguar formë të lartë, duke shpëtuar portën disa herë.

Është fitorja e dytë e Shqipërisë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B të Kombeve.

Gjeorgjia - Shqipëria 0:1

Stadiumi "Mikheil Meskhi" në Tbilisi.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shikues: 25.000. 
Shënues: Asllani (48').
Kartona të verdhë: Dvali, Sagnol – Bajrami, MIta, Laçi.
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili (Tsitaishvili  81'), Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili (Shengelia  90+5'), Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami (Seferi (78'), Asani, Tuci (Daku 66'). Trajner: Silvinj.

Katër ndeshje, dy fitore e dy humbje. 

Në minutën e 11-të, portieri Thomas Strakosha ka reaguar për mrekulli duke shpëtuar portën shqiptare. Zuriko Davitashvili me mjeshtri goditi por Strakosha nuk mposhtet. 

Në minutën e 13-të, Georges Mikautadze brenda 16-shit duke dërguar goditje të rrezikshme fatmirësisht shkoi jashtë shtyllës së majtë të Strakoshës.

Sulmuesi Tuci në minutën e 14-të lirohet për bukuri por portieri i Gjeorgjisë reagoi edhe më bukur.

Gëzim i madh në fillim të pjesës së dytë. Gol që shtangu mbi 25 mijë tifozë në stadiumin në Tbilisi. Në minutën e 48-të, Kristjan Asllani nuk ka menduar as dy herë, goditi me të parën nga rreth 20 metra e përtoke, ndërsa portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, ka mbetur i shtangur, topi futet në këndin e djathtë, 0:1.

Në minutën e 69-të, zëvendësuesi Mirlind Daku ka shpërdoruar një rast ideal nga afërsia, goditja e tij me kokë shkoi pranë shtyllës pingule të djathtë. 

Pas dy minutave (71’) portieri Thomas Strakosha ka intervenuar për mrekulli, duke e ndalur goditjen e futbollistit Davitashvili.

Në Grupin 1, Gjeorgjia kryeson me 6 pikë sa ka edhe Çekia (një ndeshje më pak) dhe Shqipëria, ndërsa Ukraina është në fund me 3 pikë. 
 

Super Asllani

(E plotësuar) - 88' Minutat e fundit.,

85' Ndeshje e luftuar, kuqezinjtë afër fitores.

81' Lojë e mirë.

78' Strakosha është në formë.

Gjeorgjia - Shqipëria 0:1

Stadiumi "Mikheil Meskhi" në Tbilisi.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda). 
Shikues: 25.000. 

Shënues: Asllani (48').

Kartona të verdhë: Dvali, Sagnol - Bajrami..

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili (Tsitaishvili  81'), Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol

Shqipwria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami (Seferi (78'), Asani, Tuci (Daku 66'). Trajner: Silvinj.

74' Shqipëria po shkon drejt fitores.

71’ Thomas Strakosha ka intervenuar për mrekulli, duke e ndalur goditjen e futbollistit Davitashvili. 

69’ Mirlind Daku ka shpërdoruar një rast ideal nga afërsia, goditja e tij me kokë shkoi pranë shtyllës pingule të djathtë. 

68' Mirlind Daku futet në lojë.

66' Gjeorgjia kërkon golin e barazimit.63' Shqipëria po tregon lojë.

57' Ndeshje e luftuar.

51’ Shqipëria po tregon lojë.

48' Kristjan Asllani nuk ka menduar as dy herë, goditi me të parën nga rreth 20 metra e përtoke, ndërsa portieri i Gjeorgjisë mbetet i shtangur, topi futet në këndin e djathtë, 0:1.46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduae pjesa e parë.

45’ Shqipëria kla treguar formë të mirë në pjesën e parë po ashtu edhe portieri Thomas Strakosha ka qenë në nivel të lartë. Tuci i kuqezinjve pati një rast të por nuk e konkretizoi në gol. 

43’ Minutat e fundit të pjesës së parë.40 Nuk ka gola por ka lojë sulmuese nga Gjeorgjia.

36’ Lojë e bukur, rivalitet dhe Gjeorgjia e mban në presion Shqipërinë.

33’ Shqipëria po has në presion të mikpritësit.30’ Shqipëria po luan më gjallë, po kërkon golin në një atmosferë të zjarrtë.

26’ Lojë e fortë e me raste shënimi.

23’ Shqipëria po mbrohet me sukses.

20'' Shqipëria po lufton me mish e më shirt.17' Lojë dinamike.

14’ Sulmuesi Tuci për bukuri lirohet por portieri i Gjeorgjisë reagon edhe më bukur.

13’ Georges Mikautadze brenda 16-shit duke dërguar goditje të rrezikshme fatmirësisht shkoi jashtë shtyllës së majtë të Strakoshës.

11’ Thomas Strakosha ka reaguar për mrekulli duke shpëtuar portën shqiptare. Zuriko Davitashvili ka treguar goditje të fortë.

9’ Shqipëria po e menaxhon lojën mirë, synon pikë në një terren të nxehtë në Tbilisi, mbi 25 mijë shikues janë të pranishëm.7’ Gjeorgjia mjaft e rrezikshme.

4' Shqipëria po luan me qetësi.

2' Po bie shi në Tbilisi.

1' Fillon ndeshja.

Kombëtarja e Shqipërisë sonte ballafaqohet me Gjeorgjinë.Shqipëria e Gjeorgjia takohen sonte me fillim nga ora 18:00 në Tbilisi, në kuadër të Nations League.

Sylvinho ka projektuar formacionin, teksa ka lënë jashtë Dakun e Kumbullan, duke aktivizuar Tucin e Ajetin nga starti i duelit.

Ndeshjen e kaluar mes këtyre dy kombëtareve e fitoi Gjeorgjia minimalisht prej 1-0 në “Air Albania".

Gjeorgji - Shqipëri, sfidë e fortë

Ndeshja e katërt në Ligën e Kombeve, luhet në në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

Shqipëria është gati për ndeshjen e radhës, e katërta, në Ligën e Kombeve, përballë është Gjeorgjia.

Luhet në stadiumin “Mikheil Meskhi”, në orën 18:00.

Trajnerët e skuadrave respektive, Sagnol dhe Sylvinho kanë zbardhur dhe formacionet që do të startojnë që nga minuta e parë. Silvinjo, në krahasim me ndeshjen e fundit, vjen me tre ndryshime.

Në mbrojtje, Hysaj dhe Kumbulla janë ulur në stol, në vendin e tyre janë Ajeti dhe Balliu. Në sulm do të jetë Tuci, Daku ulet në stol. 

Ja zgjedhjet e dy trajnerëve:

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol

Shqipwria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinj.

Ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare luan sot në Ligën e Kombeve duelin ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi me një kapiten të ri që do të udhëheqë ekipin në fushën e lojës.

Ardian Ismajli është caktuar nga trajneri Silvinjo për të mbajtur shiritin në krah në këtë sfidë.

Me mungesën e Berat Gjimshitit për dëmtim dhe uljen në stol të Elseid Hysajt, Ismajli është ai që trashëgon shiritin duke qenë një nga liderët e rinj të këtij grupi futbollistësh, por njëkohësisht edhe një nga “veteranët” e grupit.

Lojtari ka regjistruar 41 ndeshje me fanellën kuqezi dhe bashkë me Ramadanin që ka të njëjtën kuotë ndeshjesh, janë lojtarët me më shumë duele të luajtura me Kombëtaren mes atyre që janë përzgjedhur në formacionin titullar nga Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat