Kombëtarja U21, gati për sfidën me Armeninë

Futboll

Kombëtarja U21, gati për sfidën me Armeninë

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 19:42
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21.

Lojtarët nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi kryen seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë kontributin ndaj Armenisë.

Përgatitjet kanë nisur që të hënën e kaluar, ndërsa një ditë më parë skuadra u stërvit në stadiumin “Air Albania” ku do të luhet edhe ndeshja.

Në seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike.

Ndeshja Shqipëri U21 – Armeni U21 do të luhet nesër në “Air Albania”, në orën 18:00 dhe hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” është falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat