Liverpool rinovon mbrojtjen

Futboll

Liverpool rinovon mbrojtjen

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 19:43
Trajneri Arne Slot

Trajneri Arne Slot po bën mirë te Liverpool.

Gjërat po funksionojnë edhe pas largimit të legjendarit Jurgen Klopp. Drejtuesit e klubit kanë në plan ta shpërblejnë duke i lënë dorë të lirë në merkato.

Synimi i teknikut është të përmirësojë mbrojtjen. Van Dijk është në fund karriere dhe mund të mos rinovojë kontratën, por të largohet si lojtar me parametra zero.

Objektivi numër 1 i Slot është qendërmbrojtësi i Bayern, Upamecano. Francezi nuk është lojtar shumë i qëndrueshëm, por është i fortë në duele tek për tek dhe mund të formojë një dyshe të mirë me bashkëpatriotin e tij Konate.

Ndërkohë, një emër tjetër i preferuar nga trajneri i Liverpool është Milan Skriniar. “Daily Express” pret që një nga këto dy emra në verë të veshë fanellën e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat