Franca fiton ndaj Belgjikës me një lojtar më pak

Futboll

Franca fiton ndaj Belgjikës me një lojtar më pak

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:11
Franca

Randal Kolo Muani ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Francën drejt fitores ndaj Belgjikës.

Të hënën mbrëma në Bruksel, Franca fitoi me rezultatin 2:1 ndeshjen e xhiros së katërt të grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Në minutën e 23-të, Youri Tielemans i Belgjikës dështoi nga pika e bardhë.

Penalltinë megjithatë e konkretizoi Kolo Muani që kaloi në epërsi 1:0 Francën në minutën e 35-të.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Belgjika barazoi në 1:1. Lois Openda ishte realizator.

Golin e fitores për Francën, Kolo Muani e shënoi në minutën e 62-të. Në minutën e 76-të, me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Aurelien Tchouameni, kapiteni i Francës në këtë ndeshje.

Franca është e dyta me nëntë pikë, një më pak se Italia. Belgjika mbetet me tri pikë në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat