Silvinjo pas fitores: E bukur

Futboll

Silvinjo pas fitores: E bukur

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:17
Silvinjo

Trajneri i kombëtares kuqezi, Silvinjo ka komentuar suksesin e arritur në Tbilisi, 1-0 përballë Gjeorgjisë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. Nuk dua të merrem me individë të veçantë, i gjithë grupi ka bërë shumë mirë, ishte i motivuar. Kemi bërë shumë mirë dhe kjo ka rëndësi”.

“Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, nga nesër do të nisim përgatitjet për sfidat e nëntorit, shpresojmë ti bashkohemi festës shqiptare në muajin nëntor”.

“Duhet të festojmë sot, por nga nesër do të punojmë për ndeshjet e nëntorit. Një mesazh për të gjithë, të qëndrojmë me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë”.

“Dhimbje koke për mbrojtjen? Po, kam dhimbje koke dhe kjo është ajo që dua. Edhe Tuci bëri një ndeshje të mirë. E kemi merituar këtë fitore, të gjithë kanë bërë një punë shumë të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat