Gjermania triumfon ndaj Holandës

Futboll

Gjermania triumfon ndaj Holandës

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:18
Pamje nga ndeshja

Gjermania ka mposhtur (1:0) Holandën për t’u forcuar në krye të grupit A3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të hënën mbrëma në Munih, gjermanët e fituan 1:0 ndeshjen kryesore të mbrëmjes.

Gjermania tani udhëheq në grup me 10 pikë.

Nga pesë i kanë Holanda e Hungaria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me vetëm një pikë.

Dy të parët në grup avancojnë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të fazës grupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat