Guardiola zbulon skuadrën që dëshiron ta shmangë në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Futboll

Guardiola zbulon skuadrën që dëshiron ta shmangë në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 08:59
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka pranuar se ai dëshiron që Manchester City ta shmangë Barcelonën në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City të cilët u eliminuan nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar kanë bërë një fillim të mirë të sezonit të ri në Evropë, duke barazuar me Interin dhe duke ‘shkatërruar’ me rezultat 4-0 Slovan Bratislavën.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier do të luajë në vazhdim ndaj Sparta Pragës, Sporting Lisbonës, Feyenoordit, Juventusit, Paris Saint-Germainit dhe Club Brugges.

Barcelona në ndërkohë është mposhtur nga Monaco në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por më pas mposhtën Young Boysin me rezultat 5-0 në shtëpi.

Gjatë paraqitjes së tij për televizionin italian Che Tempo Che Fa, Guardiola ishte pyetur për të treguar ekipin që dëshiron ta shmangë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Pyetje e mirë, Barcelona ndoshta. Dashuria që kam për ta më shkatërron mua. Unë kam lindur në një qytet të vogël, kështu që nuk është asnjëherë e lehtë të luash ndaj tyre”, ka thënë ai.

Në fund tekniku spanjoll u pyet edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve duke mos preferuar që t’i përgjigjet direkt kësaj pyetje.

“Nuk e kuptoj, unë jam thjeshtë një trajner. Mendoj se do të jem në gjendje që t’i përgjigjem kësaj pyetje në fund të sezonit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat