Neymar thotë se Vinicius Jr e meriton Topin e Artë

Futboll

Neymar thotë se Vinicius Jr e meriton Topin e Artë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:10
Vinicius Junior

Futbollisti brazilian i  Al Hilal, Neymar, ka thënë se bashkëkombasi i tij te Real Madrid, Vinicius Jr, e meriton ta fitojë këtë vit "Topin e Artë".  

Neymar ka thënë se Vinicius Jr është ndër kandidatët për çmimin, i cili do të ndahet gjatë muajit të ardhshëm.

"Nuk është askush më i mirë për ta fituar këtë çmim.

Shpresoj që Vini së shpejti të kthehet në Brazil me çmimin. Ai e meriton plotësisht sepse është një luftëtar, ka vuajtur shumë gjatë jetës së tij, ia ka arritur t'i tejkalojë të gjitha pritshmëritë dhe kritikat, dhe sot është bërë një idol i madh, një hero për ne", ka thënë braziliani, ish-futbollist i Barcelonës e i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat