Edhe Kosova U21 luan sot, ndeshet me Estoninë në udhëtim

Futboll

Edhe Kosova U21 luan sot, ndeshet me Estoninë në udhëtim

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës.

Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj do të ndeshen me Estoninë në udhëtim me fillim nga ora 17:00.

Kosova U21 i ka humbur gjasat për kualifikim, pasi që ka 12 pikë, nëntë më pak se Polonia e vendit të dytë dhe 13 më pak se Gjermania që e ka siguruar kualifikimin.

Por, Dardanët do të synojnë të paktën pozitën e tretë, që ta mbyllin sa më dinjtetshëm këtë kampanjë kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat