Sylvinho nuk e llogarit për sfidën e ardhshme

Futboll

Sylvinho nuk e llogarit për sfidën e ardhshme

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:34
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare triumfi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi dhe u “hakmor” për humbjen e një muaji më parë në “Air Albania”.

Një triumf shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që tashmë ndodhen vetëm 1 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Çekia.

Por pavarësisht fitores, Sylvinho nuk mund të festojë, pasi për sfidat e nëntorit do të ketë një mungesë të rëndësishme. Milrind Daku nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj Çekisë, takim i cili do të luhet më 16 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.

Kjo pasi sulmuesi edhe pse hyri si zëvendësues ndaj Gjeorgjisë u ndëshkua me karton të verdhë. Në këtë mënyrë Daku plotëson numrin 2 të kartonëve të verdhë dhe për sfidën e radhës do të jetë i pezulluar. Mbetet të shihet nëse Sylvinho do ta grumbullojë futbollistin vetëm për duelin me Ukrainën apo në vend të tij do të preferojë  një tjetër sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat