Interi dhe Milani në hall

Futboll

Interi dhe Milani në hall

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:41
Pamje

Pas zërave të ditëve të fundit, tashmë është zyrtare: Komisioni Anti-Mafia merr përsipër hetimin e tifozërive të Milanit e Interit, i cili çoi në arrestimin e 19 personave, mes të cilëve krerët ultras të dy klubeve.Dokumentet e hetimit, në fakt, arritën në komisionin e kryesuar nga Kiara Kolozimo, e cila kishte bërë kërkesën për dokumentet që përkonin me shpërthimin e aferës në fillim të tetorit. Tashmë dosja është dërguar mbi tryezën e saj nga Prokuroria e Milanos.

LËVIZJA – Hetimi ultras për Interin dhe Milanin nuk zbehet dhe pas marrjes në pyetje të 19 të arrestuarve, Prokuroria e Milanos tashmë po dëgjon dy klubet dhe anëtarët e tyre përkatës. Natyrisht bëhet fjalë për të dëmtuar dhe dëshmitarë të fakteve, ndaj të cilëve nuk ka asnjë akuzë. Pasi u dëgjuan Simone Inzagi dhe Havier Zaneti, hetuesit duhet të dëgjojnë edhe dëshmitarë të tjerë në ditët në vijim: nga lojtarët e Interit Nikolo Barela dhe Hakan Çalhanoglu (do të dëshmojë nesër ose të enjten) te kapiteni i Milanit, Davide Kalabria. Mbetet për t’u parë se kur do të zhvillohen seancat e tyre të cilat sidoqoftë do të mbyllen brenda muajit. Ndërkohë për hetimin po hapen skenarë të rinj, me dokumentet e hetimit, shkruan “Sport Mediaset”, që sapo kanë mbërritur në Komisionin Antimafia.

DOKUMENTET – Vetë Komisioni gjatë këtyre javëve hetimore është konsultuar nga Prokuroria e Milanos e cila duket se e nënvlerësoi situatën. Tani vjen lëvizja nga Kiara Kolozimo, kryetare e komisionit, e cila kishte bërë kërkesën për dokumentet që përkonin me shpërthimin e aferës në fillim të tetorit.

Dokumentet kanë ardhur nga Prokuroria e Milanos. Tani Antimafia me siguri do të jetë në gjendje të punojë duke synuar të zbulojë zhvillimet e reja në lidhje me çështjen në vazhdim.

Duhet thënë, se pavarësisht situatës, Interi dhe Milani në këtë proces janë palë të dëmtuar dhe nuk rrezikojnë penalizime. Te patën për momentin e deri në fakte inkriminuese. Sidoqoftë, hetimet mbajnë në një farë mënyre pezull tifozët të cilët janë të shenjtësuar për fatin që mund të kenë ekipet e zemrës nëse shpallen fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat