​Enrique për vajzën e humbur: Ajo është gjallë, na shikon çdo ditë

Futboll

​Enrique për vajzën e humbur: Ajo është gjallë, na shikon çdo ditë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:52
Luis Enrique

Humbja e një vajze është gjëja më e keqe që mund të përjetojë një baba: Luis Enrique, i cili duhej t'i thoshte lamtumirën vajzës së tij, Xanës, e cila u nda nga jeta në gusht të 2019-ës..

Enrique foli për humbjen e vajzës së tij duke thënë se ka shumë kujtime të mira më të. "A mund ta konsideroj veten të pafat apo me fat? Jam shumë me fat. Vajza ime Xana jetoi 9 vite të mrekullueshme me ne. Kemi shumë kujtime", ka thënë Enrique.

Trajneri i Paris Saint-Germain flet edhe për marrëdhënien me nënën e tij: “Ajo nuk donte foto të Xanës, derisa një ditë erdha në shtëpi dhe i thashë: “Duhet të vendosësh foto të Xanës, ajo është gjallë, ajo është me ne. shpirtërisht ne flasim çdo ditë për të."

"Mendoj se Xana ende na shikon. Sa herë që flasim për të qeshim, sepse dua që ajo të na kujtojë ashtu", thotë në fund Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat