Spanja për të mbyllur llogaritë

Futboll

Spanja për të mbyllur llogaritë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:59
Spanja

Spanja përballet sonte në mbrëmje me Serbinë në ndeshjen e katërt në grupin e saj në Ligën e Kombeve me objektivin për të sigluar kualifikimin për në çerekfinale.Do të jetë qyteti i Kordobës ai që do të presë kampionët e Europës, të cilët me një sukses ndaj ballkanasve do të mbyllnin llogaritë e kualifikimit me dy ndeshje për tu luajtur në nëntor.

Takimi ndaj ballkanasve do të jetë dhe një sfidë më vete për “La Roja”- n, sepse ishin pikërisht ballkanasit ata që prishën ecurinë e 7 fitoreve radhazi të arritur nga “La Roja” me barazimin në Beograd 0-0.

MUNGESAT – Pas fitores së vështirë ndaj Danimarkës (1-0) me golin e Zubimendit, lajmi i keq për Spanjën mbërriti të dielën me “humbjen” e anësorit të Barcelonës, Lamin Jamal për ndeshjen ndaj serbëve. Por Jamal është vetëm një nga mungesat e panumërta të trajnerit Luis de la Fuente për takimin e sotëm. Janë plot 12 mungesa të Spanjës në këtë takim, mes dëmtimeve të ndryshme apo problemeve shëndetësore.

Por edhe në krahun tjetër, Serbia nuk është më pak e prekur nga dëmtimet. Janë të paktën 6 mungesa kryesore pa të cilat duhet të bëjë llogaritë Dreagan Stojkoviç. E megjithatë serbët, dëshirojnë të qëndrojë sa më gjatë në garë për një vend që të çon në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat