Koeman: Gjermania ishte më e fortë se ne

Futboll

Koeman: Gjermania ishte më e fortë se ne

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:08
Ronald Koeman

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, foli për NOS pas humbjes 1-0 në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë:

“Kundërshtarët ishin më të mirë, më të shpejtë dhe fizikisht më të fortë se ne. Nuk ishte paraqitje e bukur, por kjo nuk më tremb mua. Është karakteristikë e kësaj skuadre.

Ne u kthyem shumë prapa, nuk ishte ky plani. Duhej të bënim presion në anën e djathtë të fushës, por nuk e di nëse kjo nuk ndodhi për shkak frike. Ne nuk ishim të mirë në mesfushë.

Në pjesën e dytë mund të shihni se sa e vështirë ishte për gjermanët të përballeshin me Holandën. Sidoqoftë, gjermanët ishin më solidë dhe bënë më mirë me topin.

Tani do të luajmë për vendin e dytë në ndeshjet kundër Hungarisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Nuk e shoh si kënaqësi këtë objektiv të mbetur në grup, port ë paktën do të luajmë për diçka në dy ndeshjet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat