Konsiderohet si pasardhësi i Salah

Futboll

Konsiderohet si pasardhësi i Salah

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Ndeshja e Champions League kundër Bologna luajtur në “Anfield” ka qenë një vitrinë e mirë për sulmuesin zviceran Dan Ndoye. Ai u paraqit mirë dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Liverpool, që ka shfaqur interes për 23-vjeçarin.

Drejtuesit e “reds” kanë vëzhguar nga afër Ndoye dhe po mendojnë ta sjellin atë në Premier League sezonin tjetër. Ose që në janar. Ai konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, që pritet të largohet verën ardhshme, kur dhe i skadon kontrata.

Zvicerani është në sezonin e tij të dytë në Bologna, një anësor me karakteristika të ngjashme me ato të egjiptianit, që synon zonën kundërshtare. Ndoye ka një kontratë deri në vitin 2027 me italianët dhe kushton rreth 25 milionë euro.

“Unë punoj vazhdimisht për të luajtur dhe për t’u rritur, pasi jam i vetëdijshëm që kam cilësitë për ta bërë këtë.

Nuk i vendos vetes kufij, dua të konsiderohem si një lojtar që luan në Champions. Liverpool? Nuk di gjë për të ardhmen time”, tha Ndoye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat