​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

Futboll

​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:09
​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

Kombëtarja e Kosovës do ta ketë mbështetjen maksimale sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Qipros.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë sfidë.

Kjo nënkupton se mbështetja e tifozëve nga tribunat do të jetë maksimale, derisa synohet vetëm fitorja ndaj Qipros dhe tri pikët e reja.

Trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Edon Zhegrova kanë premtuar maksimumin për të kërkuan fitoren e radhës pas asaj ndaj Lituanisë në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat