Gjyqtarja justifikohet

Futboll

Gjyqtarja justifikohet

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:12
Elif Karaarslan

Ditët e fundit, futbolli turk është tronditur nga një rast i paprecedent, i cili edhe pse po trajtohet me shumë maturi nga mediat vendase, ka marrë mjaft jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare, veçanërisht në Spanjë.

Gjyqtarja turke Elif Karaarslan, është akuzuar se ka bërë një video-kasetë me përmbatje seksuale, së bashku me kryetarin e shoqatës së gjyqtarëve në Turqi. Për pasojë, ajo është pezulluar nga çdo lloj roli.

Gjithsesi, Elif Karaarslan është mbrojtur duke thënë: “Është një video-fake, e montuar. E kanë krijuar me inteligjencë artificiale”.

Gjyqtarja është 24 vjeçe, e diplomuar për shkencat sportive dhe gjykon në ligat e vogla në rajonin e Stambollit. Elif u pezullua nga komisioni i gjykimit për shkak se ditët e fundit kishte qarkulluar në rrjetet sociale një video e supozuar seksuale e saj me Oran Erdemir, 61 vjeç, mbikëqyrës, supervisor i gjyqtarëve.

“Kjo është padyshim një video e manipuluar nga inteligjenca artificiale”, pohon edhe avokati i saj.

“Kam një betejë të gjatë ligjore përpara, por do ta kapërcej në mënyrën më të fortë”, u shpreh Elif Karaarslan, profili i së cilës në Instagram ka pasur një bum ndjekësish orët e fundit.

“Të qarat nuk janë për mua. Gruaja në atë video nuk jam unë dhe e gjithë kjo çështje është një ofendim i rëndë për nderin tim. Unë jam vetëm një nga shumë femrat e dëmtuara, shpresoj të jem e fundit”, tha Elif Karaarslan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat