I jep fund karrierës si futbollist

Futboll

I jep fund karrierës si futbollist

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:13
Atdhe Nuhiu

Ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Ai ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare dhe menjëherë nis punën si trajner.

Nuhiu do të jetë ndihmëstrajner te skuadra austriake, Alltah. Pjesë e Altahtu si sulmues, shtatlarti dardan ishte prej verës së vitit 2021 e deri të hënën. Me Kosovën, Nuhiu luajti 19 ndeshje dhe arriti të shënonte 3 gola.

Sulmuesi debutoi me gol ndaj Islandës më 24 mars të vitit 2017.

Gol tjetër shënoi ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator të vitit 2018 si dhe shënoi edhe ndaj Çekisë, më 14 nëntor të vitit 2019. Së fundi Nuhiu luajti më tetor të vitit 2020, ndërsa u grumbullua deri në mars të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat