Tottenham nuk do të pranojë asnjë ofertë për Romeron

Futboll

Tottenham nuk do të pranojë asnjë ofertë për Romeron

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:22
Cristian Romero

Klubi anglez Tottenham raportohet se do të refuzojë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të Cristian Romeros.

Mbrojtësi argjentinas sipas medieve britanike, kërkohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

‘Los Blancos’ janë duke u përgatitur që të nisin negociatat për transferimin e mundshëm të Romeros në afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e Realit po kërkojnë një pasues të Dani Carvajal, i cili për një periudhë të gjatë do të jetë jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi të pësuar ditë më parë.

Romero konsiderohet si lojtar ideal për të mbuluar hapësirën e Carvajal.

Megjithatë, siç raportohet, ‘Spurs’ nuk dëshirojnë të pranojnë asnjë ofertë për lojtarin përfshirë edhe ofertën e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat