Barcelona është e gatshme

Futboll

Barcelona është e gatshme

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:25
Erling Haaland.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka një ëndërr dhe ai është Erling Haaland. “Sport” raporton se Laporta dëshiron të blejë sulmuesin e Sitit dhe ta sjellë atë në Spanjë në vitin 2025 ose 2026.

Kontaktet e para me rrethin e futbollistit u zhvilluan në mars të vitit 2021, më pas Rafaela Pimenta mori drejtimin nga Mino Raiola pas vdekjes së tij dhe palët vazhduan të përditësojnë njëra-tjetrën.  

Marrëdhëniet janë të përzemërta, ka shumë besim të ndërsjellë dhe kjo është një pikë plus për Barcelonën.

Në të gjitha këto, edhe opsioni Niko Uilliams është ende gjallë, për sa kohë që kushtet e operacionit dhe rrjedhimisht klauzola dhe kontrata e lojtarit nuk ndryshojnë.

Megjithatë, dëshira e madhe e Laportës mbetet Haland, duke marrë parasysh edhe faktin se Levandovski tashmë është 36 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat