​Në Shqipëri nesër nis turneu ballkanik i të amputuarve

Futboll

​Në Shqipëri nesër nis turneu ballkanik i të amputuarve

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Do të nis nesër turneu ballkanik i futbollit të të amputuarve që do të zhvillohet në Tiranë. Ky turne që do të zhvillohet në datat 16-18 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”, do të organizohet nga Federata e Futbollit Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n.

“Nesër do të luhet edhe ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Turqisë, në ora 11:30 në “Shtëpinë e Futbollit”. Të mërkurën do të zhvillohet sfida tjetër mes Turqisë dhe Kosovës, po në ora 11:30 në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa të enjten do të luhet takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës në ora 10:00 në “Shtëpinë e Futbollit””, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Ndeshjet do të jenë direkte dhe skuadra që do të grumbullojë më shumë pikë në këto takime do të shpallet edhe kampione e këtij turneu.

Nuk është hera e parë që FSHF zhvillon aktivitete të strategjisë së përgjegjësisë sociale, që është një nga shtyllat kryesore të institucionit të futbolllit në vendin tonë. Edhe ky turne ka si qëllim që ta afrojë sa më shumë futbollin me komunitetin, duke dhënë mesazhin e vetëm që futbolli është për të gjithë.

Balkan Region Amputee Tournament:

Shqipëri – Turqi 16.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat