“Lautaro meriton të fitojë Topin e Artë”

Futboll

“Lautaro meriton të fitojë Topin e Artë”

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 13:50
Lautaro Martinez

Më 28 tetor në Paris, ‘France Football’ do të japë çmimin e shumëpritur ‘Topi i Artë’.

Dhe mes 30 finalistëve, ku Messi dhe Cristiano Ronaldo do të mungojnë për herë të parë pas 21 vitesh, nuk ka italianë por disa protagonistë të Serisë A. Ky është rasti i Calhanoglu dhe Lookman, por edhe lojtarët e rinj të Romës Hummels dhe Dovbyk.

Në listë padyshim nuk mund të mungojë Lautaro Martinez, kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, i cili festoi yllin e dytë me zikaltërit, por edhe triumfin në Copa America me Argjentinën.

Një sezon si protagonist absolut për ‘Toron’, i cili ndër të tjera do të garojë për çmimin Bellingham, Haaland, Mbappe, Rodri dhe Vinicius.

Megjithatë, ka nga ata që nuk kanë dyshime për fitoren e mundshme të Lautaros në këtë edicion të Topit të Artë.

“Unë e meritoj të jem atje”, tha Lautaro së fundmi për këtë temë.

Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, u ekspozua edhe më shumë, duke treguar sulmuesin si lojtarin që meriton të fitojë çmimin.

“Lautaro ka pasur një vit spektakolar. Ai e meriton më shumë se kushdo. E vlerësoj shumë. Shpresoj që ta fitojë. Ai ka qenë me ne që nga minuta zero. Shpresoj se ai mund ta fitojë atë, ai është një djalë që e vlerësoj shumë dhe shpresoj që ta ketë këtë mundësi. Dhe nëse jo tani, do të vijë më vonë sepse ai ka ende një të ardhme të madhe përpara tij”, tha trajneri në prag të ndeshjes kundër Bolivisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat