Karadaku pëson humbje të thellë në Prilep!

Futboll

Karadaku pëson humbje të thellë në Prilep!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:14
Pamje

Futsal Karadaku nga Likova e komunës me të njëjtin emër nuk ka kaluar aspak mirë nga udhëtimi në Prilep.

Ekipi i Karadakut ka pësuar humbje të thellë te Pobeda me rezultat 23-4.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e parë të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut në futsal.

Golashënues për vendësit ishin: Ilija Risteski 3, Nikola Trajkoski 3, Andrej Joleski 6, Nermin Karishik 2, Angel Barleski 1, Kristi Krajoski 2, Stefan P. Spirkoski 5, Andrej Pascoski 1, kurse Omer Saqipi (2) e Aki Shukriu 2 për Karadakun.

Kësisoj klubi shqiptar ka marrë një goditje të rëndë nga ndeshja e parë.

REZULTATET: Pobeda – Karadaku 23:4, Shkup – Ballkan 3:6, Mal Ajaks – Kratovo 7:2.

Në xhiron e 2-të takohen: Ballkan – Pobeda, Kratovo – Korabi, Karadaku – Mal Ajax, Ovçe Pole – Skopje, Universiteti – Konzuli, Karshiaka – Enhalon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat