Trajneri i Argjentinës është i sigurt

Futboll

Trajneri i Argjentinës është i sigurt

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:50
Lautaro

Në funksion të dhënies së “Topit të Artë” të radhës, i cili do të shpërblejë lojtarin më të mirë të sezonit sportiv 2023-2024, trajneri argjentinas Lionel Scaloni ka mbajtur qëndrim, duke pasur në krah Lautaro Martinez, në prag të ndeshjes kundër Bolivisë. “E meritoj të jem aty”, – kishte thënë javët e fundit sulmuesi i Interit, duke iu referuar pozitave të para në këtë renditje speciale të kandidatëve.

Nga titulli i golashënuesit më të mirë në Serie A e deri te fitorja e Kupës së Amerikës së fundit si protagonist, me 6 gola të shënuar në kompeticionin kontinental dhe golin vendimtar në finale ndaj Kolumbisë,

“Toro” la pas një sezon të paharrueshëm, të “njollosur” vetëm nga penalltia e famshme e Madridit. Pra, e meriton të jetë ndër kandidatët për “Topin e Artë”.

I bindur për këtë është Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës: “Lautaro ka pasur një vit spektakolar, shënoi golin në finale, ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Amerikës.

Shpresoj që të fitojë shumë dhe ta ketë këtë mundësi, pra të ngrejë lart trofeun e ‘Topit të Artë’. Nëse jo këtë vit, do ta bëjë më vonë, sepse ka ende një të ardhme të shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat