Dhunoi barbarisht arbitrin e ndeshjes për një penallti

Futboll

Dhunoi barbarisht arbitrin e ndeshjes për një penallti

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:52
Pamje

Faruk Koca, ish-presidenti i Ankaragucu, u bë i famshëm për fatkeqësinë e tij më 11 dhjetor, pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umit Meler gjatë një ndeshjeje kundër Rizespor, e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

raporton “SportFace”, prokurori publik kërkoi 13 vite burg për të. Ajo që kishte shkaktuar zemërimin e tij ishte një penallti e dhënë në fund të ndeshjes.

Koca tashmë është përjashtuar përjetë nga futbolli, por ka edhe nga çfarë të frikësohet para drejtësisë turke (jo asaj sportive) sepse do të duhet të përgjigjet për kërcënimet që i bëri arbitrit (“do të të vras”) dhe goditjet që i dha atij kur e kishte shtrirë tashmë në tokë. Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, e dënoi atë, duke u distancuar nga gjesti që bëri, pavarësisht se Koca ishte anëtar i partisë së tij. Megjithatë, ai nuk kishte mbajtur asnjë detyrë për disa kohë.

Në atë kohë, arbitri i dhunuar foli për gazetën turke “Hurriyet”, duke mos lënë shumë vend për sqarime:

“Nuk do ta fal kurrë Koca. Më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë. Më pas më goditën me shkelma.

Jo, këtë që më bëri nuk do t’ia fal kurrë”. Pas sulmit, Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë, ku u transportua për dëmtime në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat