Klubi grek i Panathinaikos ka bërë me dije se nuk do ta braktisë familjen e lojtarit George Baldock pas vdekjes së tij të papritur.
Ish-lojtari u gjend i pajetë në pishinën e tij në Glydafa të Athinës më datë 9 tetor.
Burime pranë klubit grek kanë bërë me dije se do të respektojë kontratën e plotë të Baldok për të mbështetur familjen e tij.
Mbrojtësi u transferua në Greqi këtë verë duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare pasi bëri 219 paraqitje për Shefeldin.