Më afër stolit të kombëtares së Anglisë

Futboll

Më afër stolit të kombëtares së Anglisë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 15:57
Thomas Tuchel

Federata e Anglisë në futboll është në bisedime me përfaqësuesit e Thomas Tuchelit, i cili është në “pole position” për t’u bërë trajneri i ri i Anglisë.

Sipas “Sky Sports News, Tuchel ka qenë pa punë që nga maji kur u largua nga Bajern Munihu, dhe “Sky Sports News” raportoi dy javë më parë se nuk kishte pasur asnjë qasje formale nga Federata e Anglisë ndaj Tushellit ose ndaj një numri kandidatësh të tjerë kryesorë – përfshirë Jurgen Klop, Graham. Potter dhe Edie Hou.

Megjithatë, mendohet se F.A. ka përshpejtuar kërkimin e tyre për një pasardhës të Geret Sauthgejtit në ditët e fundit, pas humbjes në Ligën e Kombeve ndaj Greqisë dhe mesazheve konfuze të menaxherit të përkohshëm Li Karsli për të ardhmen e tij.

Ndërsa kishte një hetim fillestar për njerëzit e Pep Guardiolës, menjëherë pasi Sauthgejt dha dorëheqjen në korrik, mirëpo nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në atë fushë. Tani duket se Tushel është zgjedhja kryesore e F.A. dhe ai mund të konfirmohet shpejt në këtë rol nëse negociatat përparojnë mirë, megjithëse shumë nga detajet rreth kontratës së tij ende nuk janë rënë dakord.

Drejtori teknik i FA, Xhon MekDermot, dihet se dëshiron një trajner me një histori të dëshmuar të fitimit të trofeve, ku Tushel ka shënuar shumë, pasi që fituar tituj të Ligës me Paris Sen Zhermenin dhe Bajern Munihun, dhe Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube me Çellsin.

Mendohet se, edhe pse Tuchel u vendos teknikisht më leje nga Bajerni, Federatës së Anglisë nuk do t’i kërkohet të paguajë asnjë dëmshpërblim për gjigantët gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat