Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën B

Futboll

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën B

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:27
Shqipëria

Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar ndaj Ukrainës në Pragë me rezultatin 1:2, mirëpo që shumë shpejtë gjërat u zbehën, sidomos pas disfatës në “Air Albania” me 10 shtator kundër Gjerogjisë me rezultatin 0:1, dhe të premtën e kaluar, kur “kuqezinjtë” e Silvinjos u mposhtën nga Çekia në transfertë me shifrat 2:0.

3 ditë më vonë,  kuqezinjtë reaguan siç duhej, duke marrë 3 pikë të arta në Tbilisi, ku mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 0:1, falë golit të Kristjan Asllanit.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në kuadër të Ligës së Kombeve Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi.

Fillimisht me 16 nëntor nga ora 20:45 do të luajë me Çekinë, ndërsa tre ditë më vonë po në “Air Albania”, skuadra “kuqezi” do të përballet me Ukrainën (20:45h).

Momentalisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 6 pikë në 4 ndeshje, po aq sa ka edhe Gjeorgjia e vendit të dytë, ndërkohë Çekia me 7 pikë mban pozitën e parë në grup. Në pozitën e fundit renditet Ukraina, që numëron 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat