Në Plovdiv shpaloset diçka që serbët e vajtojnë! Media serbe merr shembull Kosovën   

Futboll

Në Plovdiv shpaloset diçka që serbët e vajtojnë! Media serbe merr shembull Kosovën   

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:51
Pamje e pankartës nga bullgarët

Në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, në ndeshjen mes Bosnjës dhe Hungarisë në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll, tifozët boshnjakë dhe hungarezë, bëhen bashkë kundër serbëve.

Në Plovdiv të Bullgarisë ndodhi mrekullia, një pankartë e gjatë në tribunë ka bërë që të vajtojë një pamflet serb “Kurir”.

Madje ky pamflet merr shembull edhe shtetin e Kosovës për një arsye. 

“Ata festuan vdekjen e mbretit Aleksandar Karagjorgjeviq duke lavdëruar fashistin që e vrau!

Tifozët bullgarë shpalosën një pankartë në mbështetje të vrasësit të mbretit të Jugosllavisë.

Një skandal me përmasa epike ka ndodhur dy ditë më parë në Plovdiv, në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Bullgarisë dhe Luksemburgut (0:0).

Tifozët e kombëtares bullgare e kishin në tribunë një pankartë morbide kushtuar vrasjes së mbretit të Jugosllavisë, Aleksandër I Karagjorgjeviq. Në të shkruhej "Zoti fal, Chernozemski jo!".

Nuk dihet nëse Shteti i Serbisë, përfaqësia e tij, ambasadora në Sofje dhe Federata e Futbollit të Serbisë kanë paraqitur ndonjë protestë pranë shtetit të Bullgarisë dhe autoriteteve të UEFA-s.

Jemi dëshmitarë se përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës shfrytëzojnë çdo rast nga serbët, por edhe tifozët e disa shteteve tjera, për të kërkuar sanksione nga UEFA, për Serbinë dhe shtetet tjera.

Ndeshja midis Bullgarisë dhe Luksemburgut u luajt më 13 tetor dhe mbreti i Jugosllavisë, Aleksandar I Karagjorgjeviq, u vra më 9 tetor 1934 në Marsejë.

Këto fakte historike dhe distanca në kohë ishin arsyeja e flamurit të turpshëm plot urrejtje ndaj popullit serb dhe sundimtarit nga vija e Karagjorgjeviqit”, shkarravit pamfleti serb “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat