Federata Angleze do të ketë një trajner të madh gjerman!

Futboll

Federata Angleze do të ketë një trajner të madh gjerman!

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 16:57
Anglia

Sky Sports raporton se Federata Angleze e Futbollit e ka përzgjedhur trajnerin e radhës dhe ai është Thomas Tuchel. Momentalisht po diskutohen kushtet e kontratës.

Njeriu i fundit tek i cili Anglia besoi, Gareth Southgaten, ishte konsumuar tejmase me “Tre luanët” dhe Federata e ka kuptuar qartë se ai nuk mund ta rriste edhe më shumë skuadrën.

Gjermani konsiderohet trajner kalibri dhe ka fituar thuajse kudo ku ka punuar. “The Times” të hënën bëri me dije se FA ka biseduar edhe me Pep Guardiolën, por ky i fundit kishte kërkuar shumë kohë për t’u menduar.

Tuchel ka patur një ofertë konkrete edhe nga Manchester United, por në “Old Trafford” janë ende të paqartë për vendimin mbi trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat