Napoli planifikon huazimin e mbrojtësit

Futboll

Napoli planifikon huazimin e mbrojtësit

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Sipas “The Sun”, Napoli po planifikon një lëvizje për lojtarin e Çellsi-t, Ben Çiluell.

Mbrojtësi i majtë anglez nuk është më pjesë e planeve të Enzo Maresca në Stamford Bridge dhe do të lejohet të largohet në vitin 2025. Çilluell iu bashkua “Bluve” nga Lesteri në vitin 2020.

27-vjeçari ka luajtur 107 ndeshje për gjigantët londinez, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë asiste. Çilluell është paraqitur vetëm një herë këtë sezon, si zëvendësues në fitoren 5-0 ndaj Barrou në raundin e tretë të “Karabao Kupës”.

Trajneri Mareska tashmë ka sanksionuar largimin e tij dhe Napoli po planifikon ta marr atë në Serie A.

Gjigantët italianë kanë shpenzuar shumë në tregun e Premier Ligës këtë verë, duke marr Skot MekTominej nga Man. Junajted dhe Billi Gilmur nga Brajtoni. Antonio Konte tani do edhe Çilluell, dhe beson se ai mund të nxjerrë më të mirën nga anglezi. Napoli synon ta marrë lojtarin e Çellsit në huazim në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat