"Shpresat" mbështeten tek talenti i Tim Civejas dhe Cristian Shpendit

Futboll

"Shpresat" mbështeten tek talenti i Tim Civejas dhe Cristian Shpendit

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:41
Pamje

Shqipëria U-21 luan sot në “Air Albania” takimin e grupit E kundër Armenisë. Kombëtarja jonë U-21 renditet e katërta në grup me 13 pikë dhe ka bërë paraqitje shumë pozitive gjatë këtyrë kualifikueseve për Europianin U-21.

E tillë ka qenë ajo fitore fantastike kundër “Helvetëve” me golat e Pajazitit, teksa “Kuqezinjtë” vijnë në ktë sfidë me obbligimin për të fituar. Ata kanë dy ndeshje radhazi që dalin fitimtarë dhe ndaj Armenisë nuk duket e vështirë ripërsëritja e suksesit. Armenët vijnë në këtë përballje me vetëm 2 pikë dhe vendi i fundit në grup. Atyre nuk u vlen për asgjë rezultati i sotëm.

Në formacionin para ndeshjes të bie në sy aktivizimi i portierit të talentuar Simon Simoni pas lëndimit, mbrojtësi i Partizanit Preka dhe sulmi i mbështetur tek supet e sulmuesit të Cesena-s, Cristian Shpendit. 

FORMACIONET:

SHQIPËRIA U-21 (5-3-2) Simoni, Smajli, Gjini, Bajrami, Preka, Fikaj, Civeja, Frroku, Rexhepi, Shpendi, Rashica, Trajneri: Alban Bushi

ARMENIA U-21 (5-4-1) Matinyan, Aventisian, Avetisyan, Bandikyan, Manukyan, Hakobyan, M.Hakobyan, Hovhannisyan, Piloyan, N.Hovhannisyan, Eloyan, Trajneri: Armen Gyulbudaghyants 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat