Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje të lehtë në prag të ndeshjes së sotme me Qipron 

Futboll

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitje të lehtë në prag të ndeshjes së sotme me Qipron 

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:42
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur një seancë stërvitore të lehtë sot paradite, në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Qipros, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stërvitja ka qenë e orientuar pa ngarkesa fizike, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detajet e fundit të rreshtimit të ekipit dhe në aspektin taktik, veçanërisht gjatë lojës me ndërprerje, si në repartin e mbrojtjes ashtu edhe në atë të sulmit.

Atmosfera brenda grupit të Dardanëve është shumë pozitive.

Futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm që të japin maksimumin në ndeshjen e sotme, me qëllimin për të kënaqur tifozët e zjarrtë me një tjetër paraqitje të mirë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Interesimi për këtë ndeshje është i madh, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe spektakli nga tifozët ‘Dardanët’ nuk do të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat