Klubi i Serie A krenohet me paraqitjen e kapitenit të Shqipërisë

Futboll

Klubi i Serie A krenohet me paraqitjen e kapitenit të Shqipërisë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:56
Ardian Ismajl

Klubi i Serie A krenohet me paraqitjen e kapitenit të Shqipërisë: Ardian Ismajlit!

Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë mbrëmë në transfertë.

Fitore historike pasi kuqezinjtë numëronin vetëm humbje në tokën gjeorgjiane. Një moment po ashtu i veçantë për Ardian Ismajlin, që për herë të parë mbajti shiritin e kapitenit.  

Empoli, klubi i Seria A ku aktivizohet Ismajli, i ka dedikuar një postim mbrojtësit shqiptar gjatë ditës së sotme.

“Ardian Ismajli ynë dje në Tbilisi me përfaqësuesen e Shqipërisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u fitua 1 me 0 kundër Gjeorgjisë”, shkruhet në postimin e Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat