Hysaj ishte më i miri në fushë

Futboll

Hysaj ishte më i miri në fushë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:58
Hysaj

Redi Jupi mendon se kombëtarja shqiptare ndryshoi totalisht në ndeshjen me Gjeorgjinë dhe kjo nuk ishte merita e një lojtari të caktuar, por e gjithë skuadrës.

“Mendoj se fitorja në Gjeorgji nuk ishte çështja emrash dhe skeme, por vetëm angazhimi i lojtarëve në fushë, gjë që nuk e pamë me Cekinë, por vetëm me Gjeorgjinë”, u shpreh Jupi në “Procesin Sportiv”.

Kushdo që të luante dje do të performonte mirë. Për këtë të jeni të sigurt.

Edhe nëse Daku do të luante para Tucit, sërish mirë do të ishte, sepse grupi po funksiononte. Hysaj ishte më i miri në fushë për ne në ndeshjen e kaluar, më i miri në mesin e të dobëtëve domethënë”.

“Ai nuk luajti këtë ndeshje vetëm se nuk përballon dot fizikisht dy ndeshje radhazi, sepse aktualisht është pa ekip”, shtoi analisti i mirënjohur sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat