Dritan Shakohoxha mendon se Edon Zhegrova është lojtar i rrallë, një bekim për shqiptarët.
Sipas tij, problemet e fundit me kombëtaren e Kosovës vijnë prej xhelozisë së presidentit të FFK.
“Zhegrova është një dhuratë e bërë nga Perëndia për ne shqiptarët. Ai është super lojtar dhe super djalë.
E di se është i lidhur me familjen. Kur vijnë pushimet, ai kalon 10 ditë me familjarët e tij dhe vjen në jug të Shqipërisë”.
“Ndryshe nga yjet e tjerë të futbollit, ai nuk del në faqet e para të gazetave për lajme showbiz, edhe pse si djalë i bukur që është mund ta bënte. Nuk i kuptoj këto drejtues federate.
Ata mendojnë se lojtari duhet të përshëndetet me ta para se të shkojë për të puthur të atin”.
“Ne shqiptarët kemi një problem: nuk ta falim suksesin. Drejtuesit e federatave nuk e pranojnë kurrë që një lojtar të bëhet më i madh se ata”.