Shakohoxha: Shqiptari nuk ta fal kurrë suksesin, ama dijeni se Zhegrova është dhuratë nga Zoti

Futboll

Shakohoxha: Shqiptari nuk ta fal kurrë suksesin, ama dijeni se Zhegrova është dhuratë nga Zoti

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:00
Zhegrova e Rrahmani

Dritan Shakohoxha mendon se Edon Zhegrova është lojtar i rrallë, një bekim për shqiptarët.

Sipas tij, problemet e fundit me kombëtaren e Kosovës vijnë prej xhelozisë së presidentit të FFK.

“Zhegrova është një dhuratë e bërë nga Perëndia për ne shqiptarët. Ai është super lojtar dhe super djalë.

E di se është i lidhur me familjen. Kur vijnë pushimet, ai kalon 10 ditë me familjarët e tij dhe vjen në jug të Shqipërisë”.

“Ndryshe nga yjet e tjerë të futbollit, ai nuk del në faqet e para të gazetave për lajme showbiz, edhe pse si djalë i bukur që është mund ta bënte. Nuk i kuptoj këto drejtues federate.

Ata mendojnë se lojtari duhet të përshëndetet me ta para se të shkojë për të puthur të atin”.

“Ne shqiptarët kemi një problem: nuk ta falim suksesin. Drejtuesit e federatave nuk e pranojnë kurrë që një lojtar të bëhet më i madh se ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat