Panucci: Interi favorit për titull, por sivjet rivalët janë shtuar

Futboll

Panucci: Interi favorit për titull, por sivjet rivalët janë shtuar

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:07
Christian Panucci

Christian Panucci ka luajtur për Interin dhe ka bërë disa deklarata lidhur me konkurrencën për titullin e Serisë A.

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë i sheh ende kampionët në fuqi si kandidatë për titullin, por sigurisht ofron edhe paralajmërimet e rastit

“Favoriti edhe sivjet është pa dyshim Interi, por këtë sezon do të ketë më shumë konkurrencë. Të tjerët janë afruar disi. Mendoj se Juventusi e ka ngushtuar diferencën, Milani është ende i bezdisshëm.

Napoli me Conten filloi shumë fuqishëm, ndaj Inzaghi e të tijtë duhet të kenë kujdes sepse sivjet vështirësitë janë më të shumta”, u shpreh trajneri i komnbëtares sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat