Krenar

Futboll

Krenar

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:10
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është lojtari më lider në Kombëtaren shqiptare.  Ndaj Ukrainës në muajin e kaluar shënoi gol, ndërsa ndaj Gjeorgjisë mbrëmjen e djeshme zbriti në fushë me shiritin e kapitenit.

Një kapiten i vërtetë, i cili udhëhoqi ekipin drejt fitores, ndërsa jepte siguri në repartin e prapavijës.

Ditën e sotme ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se ndjehet mjaft krenar që ishte kapiten i gjithë shqiptarëve.

“Fitore shume e rëndësishme, krenar që isha kapiten i kombëtares së gjithë Shqiptarëve. Shihemi në Nëntor”, shkruan Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat