Yamal humb ndeshjen e radhës

Futboll

Yamal humb ndeshjen e radhës

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:10
Lamine Yamal

Lamine Yamal do të humbasë ndeshjen kundër Serbisë në grupin A4 të Ligës së Kombeve pas një tendosje muskulore.

Shkalla e dëmtimit është e lehtë, gjithsesi, tekniku Luis de la Fuente nuk ka kërkuar të rrezikojë me futbollistin, për të larguar nga grumbullimi.

17-vjeçari u zëvendësua në minutën e 93-të në fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Danimarkës, teksa u pa duke çaluar në autobus pas ndeshjes.

Rodrigo Riquelme i Atletico Madridit është thirrur për të zëvendësuar Yamal. Spanja kryeson grupin e saj me shtatë pikë nga tre ndeshjet e saj, ndjekur nga Danimarka me gjashtë dhe Serbia me katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat