Kush e kërkon Edon Zhegrovën?

Futboll

Kush e kërkon Edon Zhegrovën?

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 19:10
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Talenti shqiptar ka tërhequr vëmendjen e skuadrave italiane, të cilët kanë gati ofensivën për ta blerë në fundin e sezonit.

Zhegrova po monitorohet nga Roma dhe Atalanta që e konsiderojnë si përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm. Lille ka refuzuar oferta të shumta nga klubet e interesuara dhe synon të bëj rezistencë edhe në merkaton e Janarit.

Kontrata e lojtarit skadon më 30 Qershor 2026 dhe mund të largohet për një shifër rreth 30 milionë euro. Zhegrova është lakuar shpesh për tu larguar nga kampionati francez.

Në 12 ndeshjet në total të luajtura deri më tani, 25-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe dhuruar një asist në të gjithë kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat